Lajm i keq për Barçën, Chelsea s’ia jep Azpilicuetas dritën e gjelbër të largimit

Prishtinë | 04 Gus 2022 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Barcelona e ka marrë sot një lajm të keq nga Anglia.

Në fakt, Chelsea nuk ia ka dhënë dritën e gjelbër të largimit futbollistit spanjoll, Cesar Azpilicueta.

Lajmin e kë bërë të ditur mediumi britanik “The Times”, përcjell “Gazeta Express”.

Mbrojtësi i djathtë qe një kohë është bërë objektiv i gjigantit katalunas.

Mirëpo, pronari i ri i “Blues”, Todd Boehly e ka informuar personalisht përfaqësuesin spanjoll se klubi nuk ka plan t’i ndajë rrugët me të, përkundër faktit se e ka vetëm edhe një vit kontratë me Të Kaltrit.

Kështu, Barça duhet të shikojë alternativa të tjera për krahun e mbrojtjes pasi Azpilicueta duhet të qëndrojë edhe një vit në “Stamford Bridge”.

“Blaugrana” në fakt e duan edhe mbrojtësin tjetër spanjoll të krahut, që luan në Chelsea, Marcos Alonso.

Gjatë kësaj vere, Barcelona ia mori Chelseat objektivat e tij dhe tash mund të ndodh që “Blues” t’i hakmerren gjigantit katalunas duke mos ia lëshuar dy mbrojtësit veteranë të krahut.

Të ngjashme