Lajm i keq për Juventusin, dëmtohet ylli i skuadrës

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 16:42 | Nga

Ditën e nesërme Juventus do të debutojë në Champions League ku përballë do të ketë Valencian.

Por në prag të kësaj ndeshje një lajm i keq ka ardhur për klubin “Bardh e zi”.

Bëhet fjalë për mbrojtësin, Mattia De Sciglio i cili pësoi një dëmtim të kofshës para ndeshjes së fundjavës me Sassuolon dhe kjo gjë do ta lërë jashtë fushës për disa ditë ndoshta edhe javë.

“Pasi u lëndua para ndeshjes të së dielës në Sassuolo, Mattia De Sciglio iu nënshtrua testeve, të cilat zbuluan një dëmtim në muskujt në kofshën e djathtë”, shkruhet në deklaratën e Juves.

“Mbrojtësi ka filluar të marrë terapi dhe po kalon një program të rimëkëmbjes të personalizuar, pasi gjendja e tij vazhdon të monitorohet në baza ditore”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme