Lajm i keq për Real Madridin para finales në Superkupën e Spanjës

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid do të jetë pa Gareth Balen në finalen e Superkupës së Spanjës.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk mund të llogaris në Gareth Balen për finalen e Superkupës së Spanjës.

Ylli uellsian nuk është rikuperuar nga problemet fizike për të qenë i gatshëm për ndeshjen finale, raporton “Marca”, transmeton lajmi.net.

Bale zhvilloi tërë ndeshjen në fitoren e Real Madridit ndaj Getafes.

Mirëpo, ai pësoi probleme fizike që tani e kanë detyruar Zidanen që të mendojë për ndryshime në formacion në pritje të finales kundër Barcelonës ose Atletico Madridit në formatin e ri të Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite. 

Të ngjashme