Lajm i madh për Kosovën, rikthehet Arbër Zeneli

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Pas një kohe të gjatë jashtë fushave, Arbër Zeneli ka filluar stërvitjet e para me skuadrën e tij Reims.

Zeneli nuk luan që nga ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës në Podgoricë, kur pësoi një lëndim të rëndë.

Gjithsesi, ylli mitrovicas është drejt procesit të rikuperimit të plotë, transmeton lajmi.net.

Ai sot është kthyer në stërvitje të rregullta me klubin francez.

Zeneli pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e 26 marsit, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e vlefshme për play-off e Ligës së Kombeve.

Të ngjashme