Lajm i madh për Ronaldon, nëna e tij del nga spitali

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Lajme të shkëlqyera për Cristiano Ronaldon. Mamaja e futbollistit portugez Maria Dolores është kthyer në shtëpi pasi e ka marrë veten nga iktusi që e goditi muajin e kaluar.

Ky është një lajm special për yllin luzitan dhe më i miri që mund të merrte në këto kohë të vështira për shkak të koronavirusit. Lajmin e dha vetë mamaja e Cristianos, Maria Dolores e cila në Instagram publikoi një foto sëbashku me fëmijët e saj, me shkrimin.

“Ju shkruaj për t’iu uruar një fundjavë të mbarë dhe për t’iu bërë me dije që jam kthyer në shtëpi. Tashmë nuk kam justifikime për tu shëruar plotësisht. Dëshira dhe motivimi nuk më mungojnë”, shkruan Dolores në Instagram, ndërkohë që Ronaldo gjatë kësaj periudhe do të bëjë trajnerin e palestrës për të ëmën e tij, në mënyrë që ajo të marrë plotësisht veten nga iktusi që e goditi disa javë më parë.

Të ngjashme