Lajm i mirë për PSG-në, Mbappe do të luajë nga fillimi ndaj Real Madridit

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappe raportohet se do të jetë gati për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, pavarësisht një lëndimi që mori sot në stërvitje.

Ylli francez u detyrua të largohet më herët nga seanca stërvitore, pasi mori një goditje nga bashkëlojtari i tij, Idrissa Gueye, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, kontrollet e ndryshme të kryera nga stafi mjekësor kanë qetësuar trajnerin, Mauricio Pochettinon.

Sipas “L’Equipe”, 23-vjeçari nuk ka pësuar ndonjë frakturë dhe nuk duket të ketë diçka serioze rreth lëndimit të tij.

Mediumi francez gjithashtu ka raportuar se ish-sulmuesi i Monacos do të jetë në gjendje të luajë nga minuta e parë ndaj “Los Blancos”.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit do të zhvillohet të mërkurën, me skuadrën fituese që do të kalojë në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Parc des Princes” ishte fituar 1:0 nga parisienët, falë golit të shënuar nga Kylian Mbappe. 

Të ngjashme