Lajme të këqija për Challandes, Kololli detyrohet ta lë fushën i lënduar

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Benjamin Kololli është detyruar ta lëshoj fushën i lënduar në takimin e Zurichut ndaj Sionit në Superligën e Zvicrës.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Sionit.

Kololli u detyrua të braktis lojën në minutën e 42-të të ndeshjes pas një ankesë për lëndim.

Ky lëndim i Kolollit vjen disa ditë para ndeshjes me Çekinë dhe Anglinë dhe kjo do të sjell kokëdhimbje për përzgjedhësin Bernard Challandes.

Shpresojmë që anësori i krahut të majtë i “Dardanëve” të mos ketë diçka serioze dhe të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2020. 

Të ngjashme