Lajme të mira për Xhakën nga Arsenal

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, raportohet se do të kthehet në ekip kundër Vitorias në Europa League të enjten.

Ai është lënë jashtë në dy ndeshjet e fundit pasi shau fansat pasi u brohorit gjatë zëvendësimit të tij kundër Crystal Palaceit javën e kaluar.

27 vjeçari ka qenë në stërvitje pavarësisht se ishte lënë jashtë ekipit nga Emery dhe tani bosi spanjoll është i gatshëm ta rikthejë atë në ekip.

Emery beson që ndeshja e radhës si mysafir tek Vitoria është mundësia e përkryer për Xhakën që të ketë minutazhë, shkruan Mirror përcjellë Klan Kosova.

Topçinjtë mund të sigurojnë një vend në mesin e 32 skuadrave në Europa League me një fitore kundër ekipit portugez duke qenë se i ka fituar dy ndeshjet e para.

Xhaka është kritikuar shumë pas reagimit të tij plot zemërim pasi u brohorit me tone negative nga “Topçinjtë” në Emirates.

Përfaqësuesi i Zvicrës ka kërkuar falje për veprimet e tij, ku zbuloi se kishte mbërritur në “pikën e vlimit” pasi kishte pranuar abuzime të tmerrshme online për veten dhe për familjen e tij.

Të ngjashme