Lajme të mira për Xherdan Shaqirin nga Jurgen Klopp

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri këtë edicion ka zhvilluar vetëm 11 minuta lojë në Premier Ligë me Liverpoolin.

Ka disa javë që reprezentuesi i Zvicrës është i lënduar dhe pritet që të kthehet muajin e ardhshëm.

Por ajo që mund ta gëzojë Shaqirin është sistemi i ri i lojës që trajneri Jurgen Klopp është duke e aplikuar.

Kundër Manchester Unitedit ishte ndeshja e 4-të rresht që gjermani luajti me sistemin 4-2-3-1, dhe jo 4-3-3 siç është paraqitur gjithmonë.

Mediumi “LiverpoolEcho” shkruan se kjo do të thotë që Shaqiri mund të ketë shumë më tepër minutazh te skuadra e Liverpoolit.

Të ngjashme