Lajme të mira tek Man City, Laporte kthehet në stërvitje

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Manchester City i është gëzuar shumë të rejave rreth Aymeric Laporte.

Një nga mbrojtësit më të mirë në Premierligë, Laporte, i ka munguar skuadrës së Man City tash e disa kohë, si pasojë e një lëndimi të pësuar më herët gjatë këtij sezoni.

Mbrojtësi francez sot është kthyer në stërvitje, për të punuar me grupin, duke treguar kështu për progresin e shënuar.

Për rikthimin e Laporte në stërvitje ka folur edhe Pep Guardiola, i cili është dukur i lumtur.

“Dje ishte hera e parë që ai u stërvit për 10-15 minuta me skuadrën, dhe sot e bëri përsëri” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Pjesën tjetër të stërvitjes e bëri i veçuar, dhe po përmirësohet. Ai ndihet mirë – mendoj se javën tjetër do të kompletojë të gjitha seancat me ne” shtoi trajneri.

Laporte ka qenë pjesë e paprekshme e formacionit të Pep Guardiola, që kur erdhi tek Manchester City.

Të ngjashme