Lajme të reja për lëndimin e Cristiano Ronaldos

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 15:44 | Nga

​Sipas Marcas, Ronaldo do të kthehet dhe do të luajë për disa minuta kundër Villarrealit në sfidën e fundit, pak ditë para finales së Champions League kundër Liverpoolit.

Dëshira e Cristiano Ronaldos është të rikthehet në aksion në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Villarealit, raporton Marca, transmeton Gazeta Express.

Testet mjekësore që i ka kryer portugezi, kanë përjashtuar një dëmtim të rëndë dhe ai ka vetëm një shtrëngim në kyçin e këmbës së djathtë. Portugezi dëshiron dhe është i bindur se do të luajë për disa minuta para finales së Championsit.

Edhe Zinedine Zidane të martën tregoi se CR7 do të jetë 150 % gati për finale dhe se tashmë ai është duke e lëshuar këmbën në tokë dhe nga dita në ditë pritet të nisë stërvitjet i veçuar në qendrën stërvitore të “Los Blancos” dhe se gjasat janë të mira të luajë për disa minuta kundër Villarrealit me 20 maj.

Ronaldo u dëmtua kundër Barcelonës, ku Reali mori një pikë duke barazuar 2-2.

Ai u lëndua në momentin kur shënoi golin për 1-1 në fillim të pjesës së parë dhe luajti për 30 minuta me dhimbje, për të mos dalë në fushë në pjesën e dytë, vendin e të cilit e zuri, Marco Asensio.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme