Lakers humbin duelin e parë në “Play Off” nga Phoenix Suns

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Phoenix Suns kanë vazhduar me formë të mirë në këtë sezon duke mposhtur në ndeshjen e parë të “Play Off-it” skuadrën e Lakers.

Los Angeles Lakers kanë humbur duelin e parë të “Play Off-it” ndaj skuadrës në formë, Phoenix Suns.

Në këtë takim u paraqitën edhe Anthony Davis dhe LeBron James, por që dyshja nuk arriti të ketë atë shkëlqimin e ndeshjeve të kaluara.

Rezultatet e çerekëve, Phoenix Suns – Los Angeles Lakers: (32-25), (21-20), (28-23) dhe (18-22).

Basketbollistët më të mirë për Phoenix ishin, Booker me 34 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime dhe Ayton me 21 pikë e 16 kërcime.

Për Lakers shkëlqyen, LeBron James me 18 pikë, shtatë kërcime e 10 asistime dhe Davis me 13 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.

Rezultati përfundimtar, Phoenix Suns 99-90 Los Angeles Lakers.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme