Lakers triumfon ndaj Nets

Prishtinë | 11 Pri 2021 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Brooklyn Nets-Los Angeles Lakers ishte sfidë më e bujshme e mbrëmjes në letër, por në praktikë një ndeshje në të cilën peshuan shumë mungesat, edhe pse çuditërisht më shumë te vendasit sesa te kalifornianët, që ia dolën të triumfojnë me shifrat 101-126.

Edhe pse pa LeBron James, Anthony Davis dhe Kyle Kuzma, në fakt, verdhe-vjollcët ia dolën me sukses në “Barclays Center”, duke përfituar nga një sulm i ekuilibruar mirë, me plot 8 lojtarë që e patën me dy shifra numri ne pikëve të shënuara dhe të udhëhequr nga Andre Drummond me 20 pikë dhe 11 rikuperime.

Episodi kryesor i ndeshjes ishte dëbimi me karton të kuq i liderit të Nets, Kyrie Irving në njërën anë dhe Dennis Schröder në anën tjetër, pas një shkëmbimi paksa të tensionuar të fjalëve midis të dyve në parket.

Dy fraksionet e para të lojës ishin të balancuara, por humbja e Irving për gjysmën e dytë të ndeshjes dhe mungesa e James Harden, bëri që Nets të mos mbante më dhe 22 pikët e Kevin Durant të mos mjaftonin për të shmangur humbjen.

Në sfidat e tjera, Golden State Warriors triumfoi me rezultatin 125-109 ndaj Houston Rockets, Toronto Raptors fitoi me shifrat 115-135 në transfertën ndaj Cleveland Cavaliers, ndërsa Portland Trail Blazers mposhti Detroit Pistons me rezultatin 118-103.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme