Lamela i vendosur të largohet nga Tottenhami

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i krahut, argjentinasi Erik Lamela është i vendosur të largohet nga skuadra e Tottenhamit në fund të këtij sezoni, kanë raportuar të enjten mediumet angleze. Bëhet e ditur se Lamela tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit londinez se dëshiron që karrierën ta vazhdoj në Serie A, sipas të gjitha gjasave te skuadra e Napolit.

Madje, thuhet se Lamela parimisht ka arritur marrëveshje me Napolin dhe ekipi italian së shpejti do të futet në negociata me Tottenhamin për lirimin e tij. Lamela ka kontratë me Tottenhamin deri vitin e ardhshëm kurse kartoni i tij, vlerësohet rreth 15 milionë euro. 29-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin anglez pasi nuk është i kënaqur me minutazhën që ka pasur. Lamela është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2013 kurse këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim në 33 paraqitje në të gjitha garat.

Të ngjashme