Lampard bëhet trajner i skuadrës së njohur angleze

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 16:53 | Nga

Legjenda e Chelsea, Frank Lampard, është afër rikthimit të tij në futbollin aktiv, kësaj radhe në rolin e trajnerit.

Lampard, që u pensionua vitin e kaluar nga futbolli i luajtur, është gati të marrë drejtimin e një skuadre të njohur angleze.

Bëhet fjalë për ekipin e Derby Countyt, që garon në Championship, bën të ditur Sky Sports.

39-vjeçari ishte pjesë e panelit të BT Sport, së bashku me legjendën e Lvierpoolit Steven Gerrard, që po ashtu do të ketë punën e parë si trajner, te Glasgow Rangers.

Sezonin e kaluar, Derby County ka përfunduar në vendin e gjashtë në Championship.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme