Lampard: Chelsea ende duhet të përmirësohet për të sfiduar titullin

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i Chelsea, Frank Lampard, ka pranuar se ekipi i tij ende nuk ka në përbërje të gjithë komponentët për të sfiduar titullin e Premierligës.

Chelsea do të ndeshet me Arsenal në kuadër të xhiros së 15-të të Premierligës, dhe kërkon fitore me kusht që të afrohet majës së tabelës.

‘The Blues’ humbën dy ndeshje radhazi përkatësisht nga Wolverhampton dhe Everton, gjë që bëri rënjen në renditjen tabelare të tyre.

Derbi londinez do të luhet nesër (e shtunë) në orën 18:30, Chelsea gjendet në pozitën e pestë me 25 pikë, gjashtë pikë larg Liverpool i cili është lider i Premierligës.

Në anën tjetër, Arsenal ka regjistruar sezonin më të dobët deri tani në histori të Premierligës, ata gjenden në vendin e 15-të me 14 pikë gjithsej.

‘Unë jam i lumtur, por ne gjithmonë duam më shumë si menaxherë”,tha Lampard për ‘Sky Sports’.

‘Realiteti është që në fillim të sezonit, ne kishim disa lojtarë të rinj ndërsa të tjerët mungonin, dhe na mungoi një para-sezon. Duke parë rezultatet tona të hershme, ne pamë disa paraqitje të mira dhe disa jo edhe aq të mira’, tha ai, transmeton lajmi.net.

‘Ne pastaj vazhduam një seri të rezultateve vërtet të mirë, e cila pa shumë përmirësim në ekip, kështu që unë jam goxha i lumtur, por duam më shumë. Ne duam të jemi sfidues për titujt, por duhet të pranojmë ndonjëherë që është hap pas hapi. Ne kemi bërë disa hapa, por unë mendoj se kemi potencialin për të bërë shumë më tepër’, tha 42 vjeçari.

‘Ne duhet të mendojmë për periudhën afatshkurtër dhe lojërat para nesh dhe të mos jemi shumë impulsivë pas humbjeve javën e kaluar apo edhe fitoreve dhe renditjes sonë të pamposhtur. Ka të bëjë me përmirësimin e vazhdueshëm dhe kjo është e rëndësishme për fokusimin’, përfundoi Frank Lampard./Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme