Lampard informon lojtarët e Derby County se mund të largohet drejt Chelsea

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Ish mesfushori i Chelsea, Frank Lampard, është më favoriti për ta marrë detyrën e trajnerit në Stamford Bridge.

Ai iu ka treguar lojtarëve të skuadrës aktuale që drejton, Derby County se mund të largohet që aty nëse pranon një ofertë serioze nga Chelsea, shkruan Mirror.

Lampard pritet që ta pasojë Maurizio Sarrin te Chelsea, pasi që italiani pritet të ikë në drejtim të Juventusit.

Bashkë me të pritet që të largohet drejt Italisë edhe asistenti i tij, Gianfranco Zola, kështu që as ai nuk mbetet opsion për The Blues.

Të ngjashme