Lampard kritikon Liverpoolin: Mos u bëni arrogant

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i skuadrës së Chelsea, Frank Lampard, ka kritikuar stafin e Liverpoolit të mos bëhen shumë arrogantë.

Trajneri anglez një gjë të tillë e bëri pas një zënke të cilën e pati gjatë ndeshjes së djeshme, të cilën Liverpool e fitoi me rezultat 5:3.

“Për mua, ishte ndërhyrje e palejuar nga Mateo Kovacic në Sadio Manen dhe kishte disa gjëra të vogla që nuk bëheshin siç duhej”, tha Lampard pas ndeshjes,në intervistën e dhënë për Sky Sport.

“Në stol unë s’e kam asnjë problem me Jurgen Kloppin, ai e ka menaxhuar skuadrën e tij dhe e ka bërë në mënyrë fantastike”.

“Është një vijë e hollë mes ndjenjës kur të jesh duke fituar, dhe ata veçse e kanë fituar ligën, por nuk duhet të bëhen arrogantë”, tha ai.

Kujtojmë që Liverpool mbrëmë ngriti trofeun e Premier Ligës pas 30 vitesh, trofe që e kishte siguruara javë më parë.

Të ngjashme