Lampard shpjegon se si Chelsea e fitoi garën për Wernerin

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Time Werner tashmë edhe zyrtarisht është i Chelseas.

Ai u kërkua nga shumë klube, veçuar Liverpoolin dhe Bayern Munichun, por zgjodhi ‘Blutë e Londrës’.

Kjo ndodhi pas bisedës me trajnerin, Frank Lampard, i cili duket se e bindi që Chelsea është klubi i duhur për 24-vjeçarin.

“Mendoj se ai është lojtari që ne e donim”, tha Lampard.

“E kam ndjekur për një kohë personalisht, edhe kur nuk e kam bërë këtë punë, thjesht është shumë i talentuar. Ne shkuam për të dhe besoj se do të na forcojë”, tha Lampard.

“Ai ka një talent të jashtëzakonshëm, ka pasur një sezon fantastik. Pavarësisht gjithckaje dhe situatës, ne e kishim të qartë se duhet të përmirësohemi dhe Timo Werner është blerje që mund të na sigurojë këtë. Jam i lumtur që e kam te Chelsea”.

“Punuam shumë si klub për ta marrë atë. Bisedova me të personalisht dhe i shpjegova se çfarë dua unë nga ai në këtë klub, si punojmë, si luajmë”.

“Kemi bërë një blerje të mirë sepse ai kishte shumë opsione, madje shumë shumë të mira”.

Të ngjashme