Lamtumira e Messit për Iniestan: Je fenomen, do të na mungosh

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 10:11 | Nga

Lionel Messi nuk ishte në konferencën lamtumirëse të Andres Iniestas dhe sipas mediave spanjolle, argjentinasi mungoi për shkak të disa problemeve personale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Leo i ka dhënë lamtumirën mesfushorit spanjoll, që u largua nga Barça pas 22 viteve.

“Andres, faleminderit për gjithë këto vite në futboll. Ishte privilegj gjithë këto vite t’i kaloj përkrah teje dhe t’i shijoj me ty gjithë ato momente të bukura që kaluam së bashku. Të uroj më të mirat në etapën tënd të re, si në aspektin sportiv, por edhe në jetë. Je fenomen, brenda dhe jashtë fushe. Do të na mungosh!!!”, ka shkruar Messi në rrjetet sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme