Lamtumirat që morën legjendat

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Golashënuesit më të mirë në histori të përfaqësueses së Anglisë, Wayne Rooney, iu mundësua të enjten mbrëma ndeshja e 120-të dhe lamtumire me përfaqësuese. Ai luajti në miqësoren ndaj SHBA-së në “Wembley”, ndërkohë në nderim të tij u rreshtua edhe Garda e Nderit, si dhe iu dha shiriti i kapitenit për minutat që i luajti.

Ishte një veprim nga Federata e Futbollit e Anglisë që u mirëprit nga disa, por u pa nga disa të tjerë si i panevojshëm. Por Rooney nuk është lojtari i parë të cilit i jepet një lamtumirë e madhe, shkruan sot Koha Ditore.

Nga improvizimi i një dhome ndeje midis fushës për familjen Sneijder e deri te lotët e Diego Maradonas, ja shembujt se si shtetet kanë nderuar legjendat e tyre pas pensionimit.

Wesley Sneijder (Holandë)

Për Wesley Sneijderin u improvizua një dhomë ndeje në qendër të stadiumit “Johan Cruyff” ku qëndroi ulur në divan me familje, duke shikuar në televizor mesazhet e kolegëve të tij.

Të ngjashme