Lamtumirë James Rodriguez (Foto)

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 11:50 | Nga

Chelsea është një hap para Manchester Unitedit e Interit për James Rodriguez.
Mesfushori James Rodriguez i ka ditët e numëruara te Real Madridi. 25 vjeçari tashmë ka vendosur ta braktisë ëndrrën e tij, që ishte fanella e Los Blancos.

Ky vendim i kolumbianit erdhi pas një sezoni zhgënjyes nën urdhëratë e Zinedine Zidane, i cili më shumë ka qëndruar në stol pasi trajneri francez preferon para tij Asension e Iscon.

Në garë për shërbimet e kolumbianit janë duke u interesuar Manchester United, Interi dhe Chelsea, kjo e fundit është një hap para gjithave, bën të ditur AS.

“Blutë e Londrës” gjatë verës do të humbasin, Cesc Fabregasin, i cili nuk ka kaluar një sezon të mirë në “Stamford Brige” dhe Antonio Conte e sheh kolumbianin si zëvendësuesin ideal të spanjollit.

James shënoi 11 gola në 32 paraqitje për Los Blancos, në shumicën e ndeshjeve ka ardhur nga stoli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme