Lamtumirë kapiten!

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 13:47 | Nga

Sot në ora 13:30, kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, pritet të njoftojë për largimin e tij nga klubi i tij i vetëm.

Ai do të largohet pas 22 vjetësh te katalunasit, ku 16 prej tyre i kaloi në ekipin e parë, dhe do t’i japë fund një prej karrierave më të suksesshme, duke i fituar të gjithë titujt e mundshëm me Barçën.

Gjeniu spanjoll nuk arriti ta fitojë vetëm Topin e Artë, dhe për këtë falje i kërkoi edhe revista France Football.

Mësohet se kapiteni katalunas do të transferohet sivjet në ligën elitare kineze.

https://www.youtube.com/watch?v=C_OaKYKUKWI

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme