Lamtumirë Kovacic

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 08:21 | Nga

Kovacic mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, po punon për të gjetur të rinj të talentuar që mund të përforcojnë mesfushën e Romës gjatë sezonit të ardhshëm.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport përveç shumë objektivave, ëndrra e madhe e drejtorit sportiv të klubit verdhekuq është Mateo Kovacic.

Ish-mesfushori i Interit nuk po gjen shumë hapësira te Real Madridi dhe mundësitë më të mëdha janë që kroati të largohet në verë.

Nëse do t’i jepet shansi për ta transferuar Kovacic në Romë, Monchi do të bëjë gjithçka që ka në dorë pasi e pëlqen shumë lojtarin dhe ai do të ishte dhurata më e bukur e merkatos për tifozët verdhekuq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme