Lamtumirë mes lotësh e përqafimesh për Mascheranon

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 16:09 | Nga

Javier Mascherano është larguar me nderime të larta nga Barcelona, pasi do ta vazhdojë karrierën në Kinë.

Barcelona mbajti një ceremoni lamtumirëse për yllin argjentinas i cili do të bashkohet me Hebei China Fortune në Kinë.

Lamtumira ishte e vështirë dhe me emocione, ku nuk munguan as lotët e argjentinasit.

“Kur hyra për herë të parë në klub mendova se do të ishte e vështirë pasi ka shumë lojtarë të mëdhenj në klub dhe kanë pasur aq shumë sukses, por ishte e kundërta – ishte e lehtë të adoptohem”.

“Ka qenë gjithmonë një grup i tillë i mirë me njerëzit këtu, me liderë si Victor Valdes, Carlos Puyol dhe Xavi, të cilët vendosën tonin”.

“Ndjej se kam qenë shumë fat që kam kaluar kaq shumë vite në këtë klub, jam një person me fat, por ëndrra ime tani është e gjatë dhe është koha për të thënë lamtumirën time”, tha Mascherano.

Mascherano ka zhvilluar 334 ndeshje me Barcelonën duke shënuar vetëm një gol.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme