Laporta beson se Dembele ka marrëveshje me një klub tjetër

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Joan Laporta ka deklaruar se beson që Ousmane Dembele ka arritur marrëveshje me një klub tjetër për t’u transferuar kur të skadojë kontrata në qershorin e këtij viti.

Presidenti i Barcelonës ishte i befasuar kur Dembele nuk dontë as të rinovonte e as të largohej nga klubi në ditën e fundit të merkatos.

Katalonasit morën ofertë nga klube të interesuara të Premierligës që dëshironin shërbimet e francezit, transmeton Gazeta Express.

“Ne i bëmë atij një ofertë rinovimi shumë të mirë. Ai tha jo, duke thënë fillimisht se nuk ishte çështja te paraja, por më pas u fokusua në aspektin ekonomik. Agjenti nuk na tha asgjë dhe kjo pasoja nga klubi. Jam i befasuar që ai nuk e pranoi ofertën që e kishte nga një klub anglez. Ai nuk dëshiroi. Kjo nuk ka kuptim sepse nuk ishte mirë as për të as për klubin”, deklaroi Laporta.

Tutje ai deklaroi se beson që Dembele ka një kontratë me një klub tjetër.

“Çështja e Dembeles është e vështirë për ta kuptuar. Ne mendojmë se Dembele ka marrëveshje me një klub tjetër”, përfundoi presidenti katalonas.

Të ngjashme