Laporta: Do të bëj gjithçka për ta mbajtur Messin në Barcelonë

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për president të Barcelonës, Joan Laporta, është zotuar se do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur Lionel Messin në klubin katalonas.

Laporta është favorit për t’i fituar zgjedhjet për president të Barcelonës më 7 mars dhe ka theksuar se do të punojë shumë fort për t’ia zgjatur Messit qëndrimin në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas tronditi kur kërkoi publikisht largimin nga Barça verën e kaluar dhe u përfol se do të mundë t’i bashkohej Interit, PSG-së apo Manchester City.

Marrëveshja e Messit me Barcelonën përfundon në qershor dhe nuk ka shenja se ai do ta vazhdojë atë, por Laporta është i bindur se 33-vjeçari do të qëndrojë.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur, ka shumë klube që e duan atë dhe ne duhet t’i bëjmë ofertë të rëndësishme. Paraja nuk të garanton tituj”, tha Laporta.

“Messi sjell më shumë të hyrja sesa shpenzime. Ai na i siguron 30 për qind të të hyrave në këtë klub”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme