Laporta për Messin: Bisedimet e kontratës po shkojnë mirë

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Joan Laporta u ka ofruar tifozëve të Barcelonës shpresë se Lionel Messi do të zgjas qëndrimin e tij në klub.

Presidenti i Barcelonës dha konferencën e tij të parë për shtyp që kur u zgjodh në krye të klubit, gjatë të cilit ai diskutoi disa tema, duke përfshirë edhe të ardhmen e Messit.

E ardhmja e Messit, sipas Laportas është e lidhur me Barcelonën dhe bisedimet për rinovimin e kontatës po shkojnë mirë.

“Çështja e Messit po shkon mirë, por nuk ka përfunduar ende”, konfirmoi fillimisht Laporta gjatë konferencës për shtyp.

“Messi e do shumë Barcelonën. Ne ​​po bëjmë gjithçka që është e mundur brenda mundësive tona”.

“Edhe pse të gjithë e dimë se ai është një lojtar i lakmuar, ne kemi perceptimin se, nga të dy palët, ne po përgatisim gjithçka që është e nevojshme, brenda mundësive të klubit, që ai të qëndrojë”, përfundoi presidenti i Barcelonës. 

Të ngjashme