Lara Gut-Behrami fiton të artën në sllallomin e madh

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Skitarja nga Zvicra, Lara Gut-Behrami e ka fituar medaljen e artë në sllallomin e madh të femrave të enjten në Kupën e Botës të skijimit alpin.

Gut-Behrami ka lënë pas vetes kampionen olimpike, amerikanen Mikaela Shiffrin që është pajtuar me medaljen e argjendtë ndërsa të bronztën e ka fituar Katharina Liensberger e Austrisë.

Kjo ishte medalja e dytë për skitaren Gut-Behrami në Cortina d’Ampezzo të Italisë, e cila të enjten e shkuar triumfoi edhe në super-G. Ajo mposhti Shiffrinin që ishte lidere pas lëshimit të parë në sllallomin e madh për dy të qindtat e sekondit.

Medalja e argjendtë ishte e dhjeta për Shiffrinin në karrierën e saj në Kupën e Botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme