Largimi i Contes i pashmangshëm, Sarri favorit për ta zëvendësuar

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 13:12 | Nga

Duket se largimi i Antonio Contes nga Chelsea është i pashmangshëm, me Maurizio Sarrin e Napolit që shihet si favoriti kryesor për ta zëvendësuar atë.

Chelsea mbetet i përkushtuar ta zëvendësojë Conten me Sarrin dhe tanimë është çështje se kur, jo nëse, italiani do të largohet nga “Stamford Bridge”, ka mësuar Goal.

Sarri është i etur t’i bashkohet Chelseat dhe entuziazmi i tij për postin ia ka mundësuar atij të bëhet favoriti kryesor para ish-trajnerit të Barcelonës, Luis Enriques, kërkesat më të larta për pagë të së cilit e bëjnë atë më të vështirë për t’u emëruar.

Zenit St Petersburg ka bërë ofertë për Sarrin, po ashtu, por ai është duke e vonuar përgjigjen e tij me shpresë se Chelsea do ta aktivizojë klauzolën e lirimit të tij në vlerë rreth 8 milionë euro.

Mediat italiane raportojnë se mbrëmë Carlo Ancelotti u takua me presidentin e Napolit, De Laurentiis, dhe se ka arritur marrëveshje trevjeçare për ta zëvendësuar Sarrin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme