Largimi i Agueros nga City me plot dhurata

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Kun Aguero kaloi një dekadë në Etihad, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Masnchester Cityt në histori.

Të hënën ai u bashkua me Barcelonën, por para se të kalonte tek klubi i madh spanjoll, ai bëri diçka të veçantë.

Sipas Athletic, Aguero ka blerë për çdo anëtar të stafit nga një orë Hublot ose Tag Heuer, të gdhendur me një mesazh: “Gracias – Kun Aguero!”.

Çmimet e orëve në fjalë janë midis 1000 deri në 1650 euro, ndërsa Aguero ka blejrë rreth 60 për stafin.

Pastaj ai organizoi një lotari për të fituar një Range Rover Evoque, që e kishte blerë së fundmi – e ku vetura u fitua nga një anëtar i stafit qe merret me fanellat e lojtarëve.

Gjesti i fundit Aguero ishte dhurimi i një donacion të konsiderueshëm për fondin e fundvitit, i cili shkon për blerjen e dhuratave të Krishtlindjes për stafin mbështetës në klub.

32-vjeçari luajti ndeshjen e tij të fundit për Man Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, ku humbën 1-0 ndaj Chelsea.

Të ngjashme