Largimi i Antonio Contes nga Interi mund të sjell eksod në këtë klub

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Largimi i Antonio Contes nga Interi mund të tronditë afatin kalimtar veror të Evropës.

Italiani, pavarësisht se fitoi titullin me Interin në Serie A, që ishte i pari pas 11 vitesh dhe i dha fund sundimit të Juventusit që kishin fituar nëntë vite radhazi, ai do të largohet nga “Giuseppe Meazza”.

Conte thuhet se nuk është i kënaqur nga presidentin e Interit, Steven Zhang. Kjo pasi vendimi i pronarit të Interit dhe Suningut është që të ul faturën e pagave në klub deri në 20 për qind, ndërsa duhet të shitet ndonjë yll pasi nevojiten afër 100 milionë euro tjera.

Conte në anën tjetër besonte se duhet të shpenzohen ende para për të forcuar skuadrën aktuale, gjë që qoi te dorëheqja e tij.

Nevoja e Interit për të sjellë para në klub, si dhe largimi i Contes, mund të bëjë që një numër i madh emrash të largohen këtë verë.

Romelu Lukaku

Belgu ka qenë fenomenal që nga bashkimi me Interin nga Manchester United në vitin 2019. Në 95 paraqitje për klubin, ai ka shënuar 64 gola dhe ka dhënë 16 asistime.

Duke qenë se ishte një lojtar me të cilin Conte kishte dashur të punonte për një kohë të gjatë para se të merrte te Interi, Lukaku dhe trajneri kishin një lidhje të ngushtë dhe një marrëdhënie të shkëlqyeshme pune.

Pa Conte në klub, Lukaku mund të tundohet për një lëvizje diku tjetër. Ish-klubi i tij Chelsea mund të jetë një destinacion i mundshëm.

Achraf Hakimi

Ish-mbrojtësi i Real Madrid ka qenë pa dyshim nënshkrimi i sezonit në Serie A, duke luajtur një rol të rëndësishëm në fitimin e titullit të Interit, duke dominuar krahun e tij, sikurse që bënte Dani Alves në Barcelonë.

Conte në fillimit e tij i kishte kërkuar Achrafit që të rrisë lojën e mbrojtëse, duke e kthyer në një mbrojtës të hatashëm,

Duke qenë një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij, shumë klube do të vihen pas tij.

Lautaro Martinez

Argjentinasi e pranoi kohëve të fundit se ai ishte shumë pranë bashkimit me Barcelonën verën e kaluar , vetëm problemet financiare të Katalanasve ndaluan këtë transferim.

Interi, megjithëse dëshironte të mbante Lautaron, tani mund të jetë i detyruar ta shes. Real Madridgjithashtu ka qenë i lidhur me një lëvizje për të, dhe kjo tani mund të realizohet.

Lojtarë e tjerë që kanë një treg

Alessandro Bastoni dhe Nicolo Barella janë dy nga talentet më të mëdha në futbollin italian për momentin, dhe të dy kishin sezon të shkëlqyer me Nerazzurrët.

Secili prej tyre mund t’i sjell klubit para, pasi do të kishte klube të interesuara për ta.

Të ngjashme