Latifi: Kosova nuk më ka ftuar

Prishtinë | 02 Tet 2016 | 17:22 | Nga

Një ndër prurjet e reja të kombëtares shqiptare, Liridon Latifi, ka zbuluar se nuk është ftuar nga përfaqësuesja e Kosovës për të qenë pjesë e saj. Ai u shpreh i kënaqur për grumbullimin e parë nga De Biasi në kombëtaren shqiptare.

“Jam shumë i lumtur që mora një ftesë për ekipin kombëtar. Dua të falënderoj të gjitha ata që besuan te unë dhe shpresoj që t’ia shpërblej besimin. Është momenti i duhur për të qenë pranë Kombëtares sepse po kaloj një formë shumë të mirë”, tha ai.

Në intervistën për “Supersport”, Latifi pranoi se pavarësisht mungesës së ftesës nga Kosova ajo e tija ishte një zgjedhje vazhdimësie.

“Të them të drejtën nuk kam marrë ftesë nga Kosova, por Shqipërinë e zgjodha sepse kam qenë pjesë e ekipeve kombëtare, që nga 17-vjeçarët, 19-vjeçarët, Shpresa e deri te skuadra e parë”, përfundoi Latifi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme