Laura Fazliu kualifikohet në gjysmëfinale, i afrohet medaljes

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të European Open të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Laura Fazliu e kaloi rundin e parë pa luftë, derisa në atë të dytë u përball me vendasen, Ivana Mandaric.

Fazliu tregoi se synon medalje dhe arriti që të fitojë me ippon.

Në rundin e tretë, xhudistja kosovare u përball me holandezen, Nadiah Krachten dhe triumfoi pa ndonjë problem. Derisa në çerekfinale, Fazliu e mundi ukrainasen, Yuliia Hrebenoshko.

Të ngjashme