Laura Fazliu mposhtet në ndeshjen e parë

Prishtinë | 16 Kor 2022 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, është mposhtur që në ndeshjen e parë në Grand Prix-in që po mbahet në Zagreb.
Kosovarja u mposht nga garuesja e Republikës Domenikane, Ariela Sanchez, transmeton lajmi.net.

E njëjta e rrëzoi përtokë Fazliun me “Ippon”, teknikë e cila e përfundon ndeshjen para kohe.

Para saj garuan Distria Krasniqi e cila e fitoi medaljen e artë dhe Flaka Loxha.

Të ngjashme