Laura Fazliu një fitore larg medaljes së bronztë

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, është shumë pranë fitimit të medaljes së bronztë në kampionatin botëror të juniorëve që po mbahet në Marrakech të Marokut.

Fazliu garon në kategorinë -63 kilogramë dhe është një fitore larg të bronztës, të cilën po e kërkon përmes repesazhit, njofton Klan Kosova.

“Laura deri më tani shënoi katër fitore, kurse një humbje e pësoi në çerekfinale. Në repesazh mposhti gjermanen, Annabelle Winzig me Ippon, ndërsa tani e pret çekja, Renata Zachova”.

Kujtojmë se sot garoi edhe Flaka Loxha, e cila në kategorinë -57 kilogramë, shënoi një fitore, për t’u ndalur në raundin e tretë.

Të ngjashme