Lautaro, gjithnjë e më afër Barcelonës

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Mediat spanjolle janë të bindura se sulmuesi argjentinas i Interit do t’i bashkohet gjigantit katalunas gjatë verës që vjen

Lautaro Martinez do t’i bashkohet Barcelonës pas pak muajsh.

Për këtë është e bindur e përditshmja spanjolle “Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Interi gjatë verës që vjen.

Dhe, destinacioni i tij më i mundshëm duket të jetë pikërisht gjiganti katalunas.

“Lautaro është shumë afër Barçës”, ka shkruar mediumi spanjoll.

Lojtari tashmë e ka dhënë dritën e gjelbër për t’u transferuar në Camp Nou.

Tash i mbetet kampionit aktual spanjoll të merret vesh me Interin.

“Nerazzurri” i kërkojnë 111 milionë euro për Lautaron, aq sa vlen klauzola e shkëputjes së kontratës së tij. 

Të ngjashme