Lautaro Martinez dhe Theo Hernandez patën një përplasje të madhe pas përfundimit të ndeshjes

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Interi ishte shumë pranë fitores në Derby della Maddonina, por për vetëm tre minuta Milani bëri një rikthim sensacional duke fituar ndeshjen 1-2.

Ka qenë një ndeshje spektakolare dhe me një fund shumë të tensionuar si thuajse çdo derbi.

Theo Hernandez u përjashtua nga loja në minutën e 95-të pas një ndërhyrje të ashpër në mbrojtësin holandez të Interit, Denzel Dumfries.

Por gjesti i francezit nuk i pëlqeu aspak Lautaro Martinezit i cili në atë moment ndodhej në bankë dhe e ofendoi Theon duke shkuar ky i fundit në zhveshtore.

Me tu kryer ndeshja Lautaro dhe Theo patën një përplasje të madhe mes vete, pasi argjentinasi ishte i indinjuar nga ndërhyrja e tmerrshme e francezit në Dumfries.

Megjithatë u desh ndërhyrja e dy stafeve për të parandaluar një përplasje edhe më të madhe mes dy lojtarëve.

Edhe pse në atë moment kamerat televizive nuk e transmetuan përplasjen e dy yjeve, tani videot kanë dalë në rrjetet sociale dhe janë bërë virale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme