“Lautaro në Barcelonë është pothuajse gjithçka e kryer”

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i klubit të parë të Lautaro Martinez, thotë se është arritur tashmë marrëveshja për transferimin e sulmuesit të Interit në Barcelonë, por po presin që sezoni të rinisë.

Carlos Pablo, numri një i Liniers de Bahia Blanca, ku Martinez e nisi karrierën, është i të njëjtit mendim me Victor Blanko, numri një i Racing Club, që tha se transferimi ka “përfunduar”.

“Jemi të ngazëllyer me atë se çfarë Lautaro Martinez është duke bërë. Është situatë jo e zakonshme dhe mrekullueshme për ne”, u shpreh Pablo.

“Mendoj se marrëveshja me Barcelonën praktikisht është mbyllur, por nuk mendoj se do të na thonë diçka ende. Ndoshta janë duke pritur që sezoni të rinisë”.

Pablo tha ndër të tjera se edhe klubi i Liniers de Bahia Blanca do të përfitojë nga kjo shitje e madhe e Martinez dhe se do të marrin para aq sa as në ëndrrat më të mira nuk e kishin imagjinuar.

Të ngjashme