“Lautaro refuzoi Realin kur ishte 18 vjeç”

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Lautaro Martinez ka vendosur veten në mesin e sulmuesve më të mirë në Evropë pas paraqitjeve të mira me Inter.

Me 16 gola të shënuara në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, ylli argjentinas do të jetë në mesin e lojtarëve më të kërkuar në tregun e transferimeve. Barcelona ka kohë që është vënë pas tij, me lojtarin që gjithashtu do të dëshironte të luante përkrah Lionel Messit.

Lojtari në të kaluarën ka mundur që shumë lehtë të transferohet në La Liga, kur ishte kërkuar nga Real Madrid.Këtë gjë e ka zbuluar Víctor Blanco, presidenti i Racing Santander.

“Kur ishte në ekipin e të rinjve dhe ishte 18 vjeç, Lautaro i tha jo Real Madridit”, ka deklaruar Blanco, përcjell lajmi.net.“Ata erdhën e kërkuan atë te Real Madrid, i ofruan një huazim me mundësi të konsiderueshme blerjeje. Megjithatë, ai e hodhi poshtë këtë mundësi sepse donte të kishte sukses në Racing para se të dilte jashtë. Ai i kishte të qarta objektivat e tij”.

Të ngjashme