Lautaro refuzon Real Madridin, i vendosur t’i bashkohet Messit te Barça

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Lautaro Martinez ka vendosur për tu transferuar te Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

Ylli argjentinas prej kohësh po kërkohet nga Barcelona, por në garë për të është edhe rivali i përjetshëm Real Madrid.

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se Lautaro dëshiron me çdo kusht transferimin në Camp Nou, duke refuzuar së fundmi edhe ofertën e Real Madridt.

Lautaro nuk ka dashur transferimin në Santiago Bernabeu, pasi preferon të luaj në Camp Nou përkrah bashkëkombësit të tij Lionel Messi.

Besohet se kampionët në fuqi të Spanjës i kanë ofruar argjentinasit pagë vjetore prej 16 milionë eurove në sezon dhe kjo e ka lënë të kënaqur atë.

Tani mbetet që Barcelona ta bind Interin për të liruar lojtarin, klauzola e të cilit është 111 milionë euro.

Gjithsesi edhe pse Lautaro e ka refuzuar kalimin te Real Madridi, Barcelona nuk do ta ketë të lehtë të nënshkruajë me të.

Dy gjigantët anglez Manchester City dhe Chelsea gjithashtu interesohen për të, ndërsa me ofertë pritet të dalë edhe kampioni francez PSG.

Të ngjashme