Lautaro thuhet të ketë rinovuar me Interin dhe është hequr klauzola në kontratën e tij

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Sipas mediave të ndryshme në Itali, Lautaro Martinez ka nënshkruar kontratë të re me Interin deri në vitin 2026.

Argjentinasi është pajtuar që ta zgjatë qëndrimin te Nerazzurrët dhe sipas Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport, zyrtarizimi do të vijë së shpejti.

Në bazë të njoftimeve, 24-vjeçari e ka nënshkruar kontratën e re ditën e sotme (e enjte).

Lautaro ka pasur klauzolë prej 111 milionë eurosh në kontratën paraprake, mirëpo duket se ajo është hequr nga kontrata e re, që do të thotë se klubet e interesuara duhet ta negociojnë çmimin me kampionin e Serie A.

Martinez iu bashkua Interit në vitin 2018 nga Racingu për 25 milionë euro dhe ka shënuar 54 gola në 144 paraqitje me zikaltrit.

Të ngjashme