Laxalt e lë Milanin, vetëm për Fiorentinën

Prishtinë | 17 Gus 2019 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Diego Laxalt është një nga emrat që përmendet më tepër gjatë ditëve të fundit për t’u larguar nga Milan. Mbrojtësi i majtë ndiqet prej kohësh nga Parma por edhe ekipe jashtë Italisë, ndërkohë që së fundmi në skenë ka dalë edhe Fiorentina.

Klubi “vjollcë” nuk kërkon të gjendet e pa përgatitur në rast të një largimi të Cristiano Biraghit, i cili pëlqehet shumë nga Interi dhe trajneri Antonio Conte.

Agjenti i Laxalt ka deklaruar se mbrojtësi do të pranonte largimin nga kuqezinjtë, por vetëm nëse transferohej te një klub i madh, kritere që ndoshta Fiorentina duket se i plotëson.

Të ngjashme