Lazaro pret një tjetër shans nga Conte

Prishtinë | 02 Nën 2019 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Në verë Interi pagoi më shumë se 20 milionë euro për ta marrë nga Hertha e Berlinit, por deri tani Valentino Lazaro ka luajtur vetëm dy takime, të dyja si zëvendësues dhe nuk ka bindur aspak trajnerin Antonio Conte.

Në javët në vijim anësori austriak pritet të ketë edhe ndonjë shans tjetër për të treguar veten, ndoshta që sot në transfertën ndaj Bolognës, por nëse nuk ia del, atëherë duhet të mendojë për një tjetër destinacion në janar.

Vetë menaxheri i austriakut, në një deklaratë për mediat pranoi se momentalisht Lazaro është i përqendruar për të bindur Conten, por nëse nuk ia del, do të marrë në shqyrtim të gjitha mundësitë e tjera.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme