Lazio cakton çmimin për Savic

29368209
Prishtinë | 27 Shk 2018 | 14:27 | Nga

Të gjitha këto klube interesohen për talentin e Lazios i cili sot feston 23-vjetorin e lindjes.

Sergej Milinkovic-Savic mesfushori serb i Lazios tashmë mund të konsiderohet pa frikë një top-player.

Falë paraqitjeve fantastike që ka zhvilluar në këtë sezon me fanellën e skuadrës bardhekaltër, Milinkovic-Savic ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës aq sa për të në verë pritet të nisë një luftë e vërtetë mes Manchester City-it, Realit të Madridit, Paris Saint Germain dhe Manchester United.

Të gjitha këto klube interesohen për talentin e Lazios i cili sot feston 23-vjetorin e lindjes, transmeton “SuperSport.al”.

Për një mesfushor total si Milinkovic-Savic i cili pritet të shndërrohet në një nga futbollistët më të mirë në botë, presidenti i skuadrës bardhekaltër, Claudio Lottito, me të drejtë kërkon 150 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme