Lazio dënohet nga UEFA për racizëm

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Lazio është urdhëruar të mbyllë katër sektorë të stadiumit për ndeshjen e radhës në shtëpi në Ligën e Evropës, për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve gjatë ndeshjes së fazës grupore kundër Rennesit më herët këtë muaj.

UEFA në komunikatë të mërkurën ka thënë se Lazio po ashtu duhet të shfaq një pano me fjalët “#EqualGame” dhe me llogo të UEFA-s për ndeshjen kundër Celticut më 7 nëntor, transmeton Koha Ditore.

Klubi po ashtu është gjobitur me 20 mijë euro dhe i është dhënë një dënim me kusht për të luajtur një ndeshje pa shikues nëse përsëriten sjelljet raciste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme