Lazio dhe AC Milan e dëshirojnë Falcaon

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Sipas Don Balon, sulmuesi kolumbian Radamel Falcao, ka pranuar oferta nga Lazio dhe AC Milan.

Sulmuesi veteran ka shënuar nëntë gola gjatë 23 paraqitjeve që ka pasur në skuadrën e Monakos, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo kjo skuadër ka siguruar vetëm gjashtë fitore gjatë këtij sezoni dhe për këtë arsye sulmuesi 33 vjeçar mund të vendosë që t’i bashkohet ndonjërës prej skuadrave të lartpërmendura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme