Lazio e Roma, në garë për Pedron

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi spanjoll pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A

Pedro Rodriguez pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës që vjen, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi spanjoll nuk po gjen hapësira të mjaftueshme tek “Blues”, prandaj edhe mund t’i japë fund eksperiencës në “Stamford Bridge”.

Dhe, interesim për përfaqësuesin spanjoll kanë shfaqur dy klubet italiane, Lazio e Roma.

E përditshmja italiane “La Gazzetta Dello Sport” shkruan se të dyja klubet italiane i kanë kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit.

Mirëpo, klubet nga Serie A po i rivalizon Xavi Hernandez.

Ish-bashkëlojtari i Pedros po synon ta transferojë ish-futbollistin e Barcelonës në Katar, në ekipin e tij Al Sadd. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme