Lazio gjatë javës pritet ta prezantojë Valon Berishën

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 12:08 | Nga

Pasi refuzoi kalimin te Sampdoria, mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, pritet t’i bashkohet një ekipi tjetër nga Serie A, Lazios.

Mediumet italiane kanë raportuar se Berisha ka arritur marrëveshje me Lazion dhe ekipi italian tashmë i ka ofruar Red Bull Salzburgut tetë milionë euro dëmshpërblim.

Mësohet se marrëveshja mund të finalizohet gjatë kësaj jave, derisa Berisha me Lazion do të firmosë kontratë pesëvjeçare.

25-vjeçari ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2020. Pjesë e këtij ekipi është prej vitit 2012. Në edicionin e fundit shënoi 13 gola dhe asistoi 11 herë në 45 ndeshje në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme