Lazio i ofron kontratë të re Luis Albertos

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Luis Alberto pritet të firmosë kontratë të re me Lazion, të vlefshme deri në qershor të vitit 2025, bën të ditur “La Gazzetta dello Sport” të dielën, transmeton Koha.net.

Me kontratën e re rroga e mesfushorit spanjoll do të dyfishohet. Alberto 27-vjeçar i është bashkuar Lazios nga Liverpooli në verën e vitit 2016 për katër milionë euro. Ai ka kontribuuar me pesë gola e 14 asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor.

Me kontratë të re paga e Albertos do të jetë 3.5 milionë euro në vit, që është një rritje e madhe nga paga 1.8 milionë euro sa e ka me kontratën aktuale.

Po ashtu po pritet të vazhdohet kontrata edhe me portierin shqiptar Thomas Strakosha, dhe me Marco Parolon e Senad Luliqin.

Të ngjashme